Shkoi t’i bënte tatuazh, 42-vjeçarja përfundon me katër vetulla: Më la dhe i dashuri

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12.04.2019, 21:28

Një 42-vjeçare që kishte vetulla të holla u gëzua shumë kur vajza i bëri dhuratë një trajtim që kushtonte 250 dollarë.

Jami Ledbetter, mendoi se kishte shkuar tek një “microblader” i çertefikuar, por ai ia bëri vetullat aq të errëta sa dukeshin qartë që nuk ishin natyrale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Jami shkoi tek një tjetër “specialist” për t’i rregulluar dhe përfundoi me katër vetulla.

Ajo u shpreh për WDAF:

Vetëbesimi im ra në tokë. Isha e shkatërruar. Po dilja me një burrë, ai më la në momentin që pa vetullat."

Gjithsesi, në fund ajo arriti që të gjente një profesionist dhe tashmë po e rregullon dëmin e bërë.

Burimi: LAD BIBLE| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit