Prapaskenat/ Shkarkohet Drejtoresha e Doganave, përplasja me Braçen i vuri “kapakun” largimit

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 28.03.2019, 14:37

Belinda Ikonomi u largua sot nga posti si Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave. Ikonomi u zëvendësua nga Arlind Gjokutaj, i cili deri më sot ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Mësohet se Ikonomi është emëruar si zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave. Arlind Gjokuta, drejtori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.

Të tjerë drejtorë të Përgjithshëm, ai i Tatimeve dhe Hipotekës, janë larguar nga postet e tyre, duke iu bashkuar shumë prej ish-drejtuesve që janë shkarkuar ose lëvizur më parë.

Ata janë larguar për shkak se konsideroheshin si njerëz të besuar të ish-ministrave, por në rastin e Ikonomit shkak mund të jetë bërë edhe përplasja që ka pasur me zëvendëskryeministrin Erion Braçe.

Sipas "Boldnews" prej një jave nënkryeministri ushtronte kontroll përsa i takon zbatimit të orarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Dhe pikërisht për moszbatim orari për disa punonjës, ai kishte kërkuar pezullimin nga detyra ose masa disiplinore penalizuese ndaj tyre.

Urdhër-kërkesat e tij janë kundërshtuar nga drejtoresha e larguar, duke krijuar kështu përplasjen mes tij dhe Ikonomit. Ndoshta këto përplasje i kanë vënë “vulën” vendimit për largimin e saj si Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Rreth 1 vit më parë, kur Edi Rama inspektonte doganën, pati një problem se lartësia e dyerve ishte e vogël, dhe në atë kohë ai përdori një batutë për Erion Braçen, që drejtonte komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Deklarata e dikurshme e Ramës:

Dyert i paskeni bërë që të vijë Erjon Braçe, pasi unë kam problem me lartësinë e tyre.”

Duket se kjo batutë, mund t’i ketë mbetur në mendje nënkryeministrit, që për 1 javë ushtroi kontroll te doganat.

Një javë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat lajmëroi 13 masat administrative për doganierët në Tiranë, përfshirë këtu edhe kryetarin e degës doganore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit