Nis aksioni për mbylljen e lojërave të fatit edhe në Kosovë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 19:44

Menjëherë pas miratimit në kuvendin e Kosovës të rezolutës së propozuar nga LDK për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, në të gjithë Kosovën është ndezur edhe aksioni në terren, kundër tyre.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se qeveria ka miratuar ligjin që do mbyllë lojërat e fatit për 10 vitet e ardhshme.

Në konferencën e dhënë për mediat, Haradinaj, tha se ishte i vetëdijshëm për koston në rritjen e papunësisë nga ky ligj por tha e nga lojërat e fatit ka më shumë të këqija se të mira.

Haradinaj u shpreh i gatshëm për të ndihmuar të gjithë ata që do humbin vendet e punës nga mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit.

Deklarata e tij:

Çdo ligj e ka koston e vet. Edhe ligji i sotëm e ka koston e vet. Por duhen edhe kalkulimet se çka ndodh me ato të ardhura që nuk futen në këto lojëra. Sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm me i ndihmu të gjithë ata të rinj e të reja që kanë qenë të punësuar. Pasojat e këqija kanë qenë më të mëdha se të mirat.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit