“I qeras” kolegët me akullore, shqiptarin e bën shefi për spital

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 19.03.2019, 21:26

Një i ri nga Lipjani i Kosovës ka përfunduar këtë të martë në spital, pasi u rrah nga shefi i tij.

Bajram Hetemi ka deklaruar se është rrahur nga zv.drejtori i kompanisë "Kajmak", ku ai punonte.

Gjithçka ka ndodhur, kur Hetemit i ishte thënë që t'u shpërndate akullore punëtorëve të tjerë.

Ai shprehet për Klan Kosova:

Drejtori kryesor na ka dhënë gjithmonë shpërblime, derisa kësaj here na ka thënë t’i shpërndajmë akullore punëtorëve"

Në momentin që ai ka vajtur të shpërndajë akullore, zv.drejtori i ka kërkuar llogari, duke i thënë pse e ka bërë këtë veprim.

Hetemi thotë se vetë drejtori i madh ia ka dhënë këtë urdhër dhe pikërisht në këtë moment, Glitin Qallaku, zv.drejtor, e ka qëlluar.

Më poshtë, kronika:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit