Alfred Gjugja, i cili dyshohet se për motive pronësore vrau një person dhe plagosi një tjetër në Marmull të Gjakovës është sjellë i prangosur para Gjykatës pas kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
I dyshuari Alfred Gjugja dyshohet të ketë privuar nga jeta T. B. duke lënë të plagosur edhe A. N.
Alfred Gjugja, nuk është deklaruar fare rreth ngjarjes për të cilën ai dyshohet se vrau T. B. dhe plagosi A. N.
Me këto veprime i pandehuri Alfred Gjugja dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje. Lidhur me këtë rast Prokuroria në seancën e sotme dëgjimore para gjyqtarit Shaqir Zika, kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Alfred Gjugja, prej një muaji.
Ndryshe, ngjarja ndodhi para dy netësh dhe motivet lidhen me çështje pronësore. Viktima kishte ardhur nga Zvicra.