Pasi dje i ftoi dy, sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për intervistim për krime lufte.
Ftesa tani i ka shkuar komandantit të Brigadës 136, Salih Lajçit, nga Peja.
Lajmin për ftesën dhe kohën e intervistimit të komandantit Lajçi e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë, të cilët edhe i kanë ofruar përkrahje ish-eprorit.
“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale”, thonë OVL UÇK e Pejës.
Ndërkaq, mësohet se komandanti i ftuar është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi, familja e të cilit, sipas OVL, kanë kontribuar për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës.