Serbët pretendojnë se ia kanë zbuluar “passwordin” presidentit Thaçi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2019, 22:03

Serbët pretendojnë se kanë bërë një zbulim të madh sa i përket Kosovës. Ata thonë se kanë arritur ta zbulojnë fjalëkalimin e kompjuterit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Kështu të paktën pretendojnë ata, bazuar në një video të shpërndarë kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale, ku Thaçi shihet duke punuar në kompjuterin e tij.

Kjo video është shpërndarë edhe në platformën e njohur satirike 9GAG, si dhe në pothuajse të gjitha rrjetet sociale në internet.

“Thaçi ka një kod të komplikuar. 123456”, shkruajnë serbët në përshkrimin bashkë me videon e Thaçit duke punuar në zyrën e tij.

Videoja nxiti shumë komente, kështu që komentuesit pyesnin nëse bëhej fjalë për “numra të vegjël ose të mëdhenj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit