Dje në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës, një mësues ka rrahur drejtorin e shkollës pas një mosmarrëveshje.
Në raportin e policisë thuhet se dyshja kishte një mosmarrëveshje në korridor, e më pas në lokalin e punëtorëve teknik, që përfundoi me përleshje fizike.
“Me 12 mars 2019, rreth orës 11:23, ankuesi drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala” , në fshatin Topanicë , komuna Kamenicë raporton, policisë së Kosovës në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje qe kishte në korridorin e shkollës , e me pas në lokalet e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle, me ç ‘rast ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor. Rasti procedohet në PTH”, ka njoftuar policia.
Ndryshe, edhe kohë më parë ka pasur incidente të ngjashme në shkolla. Hiç më larg se më 7 mars një mësues rrahu një nxënës në klasë.