Policia arreston në Kosovë një person të rrezikshëm, kërkohej nga INTERPOL

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2019, 11:52

Një person i cili ishte në kërkim nga Interpol është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti për persona të arratisur Fast Kosova, në bashkëpunim me njësitë speciale, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, ka arrestuar i arratisuri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, ai është i dyshuar për përfshirje në vepra të terrorizmit, e po ashtu ka dyshime se kishte ndihmuar dy persona të arratisen nga burgu.

Ndonëse nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar, mediat raportojnë se i arrestuari ka kombësi shqiptare. Ndryshe, pas arrestimit, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit