Gjakova u trondit sot nga një vrasje që ndodhi para pak orësh.
I vrari në Gjakovë është Tun Bezhi, një 40 vjeçarë që kishte ardhur për pushime nga Zvicra.
Vrasja e tij ndodhi në fshatin Marmall të Komunës së Gjakovës rreth orës 18:35, dhe konfirmohet se dorasi ishte fqinj.
Familjarët e kanë bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, mësohet se motivi i vrasjes së gjakovarit lidhet me çështje prone.