Sfidonte policinë në sy duke shkelur ligjin dhe tallej në Instagram/ Ky është “i forti” nga Rrësheni, nëndrejtor i OSHEE

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.03.2019, 13:38

Ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video ku tregohej një shofer i cili kryente disa shkelje të rënda të Kodit Rrugor në rrugët e Tiranës.

Ajo që në dukje ishte më skandaloze, është fakti se policia e shtetit nuk e ndalonte në asnjërën prej shkeljeve, të cilësuarin si "i forti i Rrëshenit". Madje ai vazhdonte të filmonte rastet kur shkelte ligjin dhe t'i hidhte ato në Instastory në profilin e tij publik në Instagram, për të argëtuar ndjekësit e tij.

Pas një sërë raportimesh për djalin në fjalë, rezultoi se ai mban një post të rëndësishëm.

Autori i videove është 27-vjeçari Paris Prenga, nëndrejtori i OSHEE në qytetin e Rrëshenit.

Nëndrejtori i ka marrë me radhë rrugët e kryeqytetit e në video duket se hyn edhe me semafor të kuq duke rrezikuar jetën e çdo këmbësori. Prenga bën të njëjtin veprim edhe në Rrugën e Elbasanit.

Makina e policisë pas tij nuk vë re asnjë shkelje, teksa ai vazhdon e bëhet gati të hedhë fill pas kësaj mburrjen e radhës, ose më saktë shkeljen e radhës në Instastory./ JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit