Dorëzohet në polici Ervin Mata, zbardhet dëshmia e të shumëkërkuarit të vrasjes në ish-Bllok

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 02.03.2019, 16:33

Ditën e sotme është dorëzuar në polici Ervin Mata, një nga emrat më të kërkuar për ngjarjen e ndodhur gjatë vitit të kaluar në një nga lokalet më të njohura në zonën e ish- Bllokut.

Mata akuzohet për “vrasje në rrethana të cilësuara të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, janë shpallur në kërkim edhe Merviol Bilo dhe Fabio Alushi. Nga ngjarja e cila tronditi kryeqytenin përpara disa muajsh, mbeti i vdekur Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martini.

Bëhet me dije se Mata ka deklaruar në polici se ai nuk ka qëlluar me armë ndaj as një personi. Mata ka deklaruar gjithashtu se iku nga vendi i ngjarjes pasi ishte frikësuar.

Eljo Hato u lirua nga burgu në saj të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lirë. Ai mbeti i paralizuar nga përplasja me armë mes dy grupeve, brenda ambienteve të lokalit.

Eljo Hato akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi të dyja palët kanë qëlluar me armë

Deklarata e Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin: E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit