Ditën e sotme është tërhequr nga gara për Kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë edhe myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.
Tashmë në garë kanë mbetur vetëm Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramoz Blliku.
Më herët është tërhequr edhe Gëzim Abdishahi, pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.
Ndërkohë në mënyrë surprizë ka dalë nga gara mbrëmjen e djeshme, kreu aktuali i KMSH, Skënder Bruçaj.
Ky i fundit u shpreh ditën e sotme se mes kandidatëve ka më të mirë sesa ai.

Bruçaj tha:
Aktualisht votimet po mbahen te Medreseja e Tiranës dhe kreu i ri do të zgjidhet me votim të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Favoritët për të marrë drejtimin e KMSH-së janë Ylli Gurra dhe Bujar Spahiu, por duhet theksuar se i gjithë procesi është karakterizuar nga një ndarje pro Erdogan dhe pro Gylenistë.