Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 23.02.2019, 18:10
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me qytetarët e Përmetit. Si në çdo takim, ai ka dhënë premtime të ndryshme. Për në Përmet ka thënë se do ndërtohen 300 qendra shëndetësore, ndërkohë që qyteti është boshatisur nga emigracioni drejt shtetit fqinj.
Rama ka thënë se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli i cili është zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të largohet nga detyra.
Deklarata e Ramës:
Faleminderit shumë për mikpritjen. Faleminderit shumë, megjithëse është një ditë pushimi dhe një ditë goxha e ftohtë. Ju jeni këtu për të na shprehur mbështetjen dhe unë e çmoj shumë.Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkisë që nuk janë të partisë, por besoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shtëpi dhe në bashki të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë, por që vjen aty, jo për të shpenzuar taksat tuaja për të mbajtur me rroga njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’ua kthyer ju shumëfish besimin dhe për të bërë për ju shumëcka. Kryetari i bashkisë është këtu i zgjedhur me votat e atyre. Të gjithë e shohim të vërtetën e ndryshimit të madh mes nesh dhe atyre. Përmeti është lënë pas dore.”
Kryeministri si gjithmonë e shoqëroi fjalën e tij edhe me batuta kur me sa duket njëri nga të pranishmit ndërhyri teksa ai po fliste.
Rama shton:
Po ça ka ai, tani rakinë e keni të mirë por duhet kujdes me rakinë e Përmetit. Tani keni edhe ujë 24 orë, merreni çojeni të uji. Por megjithatë rakia nuk është keq sepse ndryshe nga Zoti, rakia ta merr mendjen dhe ta kthen prapë.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR