Dha vendimin skandaloz për Ardit Gjoklajn, zbulohet lidhja e gjyqtarit Mickaj me Partinë Socialiste

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.02.2019, 12:00

Arben Mickaj, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, i cili dha vendimin skandaloz për vdekjen e Ardit Gjoklaj, 17-vjeçarit, që humbi jetën në landfillin e Sharrës, duket se është një vegël e Partisë Socialiste.

E themi këtë sepse djali i tij rezulton drejtues i lartë i Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Gjithashtu mediet kanë raportuar më herët se djali i tij, Artur Mickaj u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që në vitin 2013, kohë kur socialistët morën pushtetin politik. Mickaj qëndroi në këtë detyrë për rreth 5 vjet, deri në shkarkimin e tij, në mars të këtij viti, ndërsa tashmë ka hyrë në tregun e shit-blerjes së energjisë elektrike.

Ndërsa sa i përket anës pasurore, referuar të dhënave të marra nga "CNA" pranë ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtari Mickaj ka marrë dy kredi, njërën në shumën 5 000 000 lekë për të blerë një apartament dhe 50.000 euro, për të blerë pasuri të paluajtshme.

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Gjendje jashtë sistemit bankar në shumën 1 350 000 lek.

Të ardhura nga paga si gjyqtar për vitin 2016 në shumën 1 144 258 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes 552 000 lekë.

Ai deklaron një kredi që e ka marrë më herët në shumën 5 000 000 lekë, për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 66 metër katror.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ka marrë një hua me 12 nëntor 2014 në shumën 50.000 euro, për të blerë pasuri të paluajtshme.

Risjellim në vëmendje se në vendimin e firmosur nga Mickaj dhe dy kolegë të tij, Gerd Hoxha dhe Petrit Çomo, për Ardit Gjoklajn ata aludonin se 17-vjeçari ishte vrarë jashtë landfillit të Sharrës, duke amnistuar kështu vrasësit që akuzohen prej kohësh.

Në fakt për rastin e Ardit Gjoklaj, përgjegjës bëhej edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por prokuroria dhe gjykata dyshohet se janë kujdesur ta mbajnë larg këtij procesi.

Kujtojmë gjithashtu se gjyqtari Arben Mickaj shpalli fajtorë studentët e shkencave sociale, të cilët goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite që ai zhvilloi në Fakultetin e Shkencave Sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit