I asfiksuan me gaz lotsjellës/ Protestuesi hakmerret ndaj Ramës, nxjerr fotot nudo të tij

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 16.02.2019, 14:31

Ndërkohë që në protestën para Kryeministrisë vijojnë akoma tensionet, një protestues ka nxjerrë fotot e kryeministrit Rama kur u fotografua nudo në vitin 2006 me Delina Ficon. Asokohe fotot i publikoi fillimisht një gazetë serbe.

Nën thirrjet ‘’Rama ik’’, protestuesit e sotëm kanë mbushur sheshin para godinës së Kryeministrisë, ku edhe gaz lotsjellës dhe ujë është hedhur ndaj tyre. Dhjetëra protestues janë helmuar dhe u ka rënë të fikët nga lënda helmuese që hodhi Garda në drejtim të tyre. Dy autoambulanca kanë hyrë mes turmës për të marrë të plagosurit.

Edhe pse kanë kaluar 4 orë nga protesta qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të shumtë para Kryeministrisë dhe herë pas here ka mësymje drejt godinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit