Jo vetëm Galaxy S10, Samsung mund të sjellë edhe super smartfonin e palosshëm më 20 shkurt

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.02.2019, 22:04

Fanatikët e Samsung kanë filluar numërimin mbrapsht deri në datën 20 shkurt kur kompania do të prezantojë edhe gjeneratën e re të smartfonëve.

Por, veç të shumëpriturit Galaxy S10, kompania koreano-jugore e teknologjisë ka njoftuar se do të sjellë edhe celularin e palosshëm.

Samsung e prezantoi fillimisht pajisjen në nëntor të vitit të kaluar, por nuk bëhej fjalë për një lëshim zyrtar në treg.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ishan Agarwal, një i “infiltruar” që ka publikuar edhe informacione për smartfonë të tjerë si OnePlus 6T, Pixel 3 dhe Galaxy S10 përpara se të linçoheshin zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit