Aksidentoi dy personat hipur në motorr, dëshmitari: U ra dhe iku, njëri është keq!

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 13.02.2019, 22:02

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e "9 katësheve", ku një mjet ka përplasur dy persona të cilët po ishin në një motorr. Personi i cili ka qenë mbrapa drejtuesit të motorrit është ai që është dëmtuar shumë. Personi ende i paidentifikuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i makinës i ka përplasur dy personat që kanë qenë mbi motorr dhe është larguar nga vendngjarja.

Një dëshmitar okular i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku është shprehur se drejtuesi i mjetit u ka rënë nga mbrapa me makinë dhe ka ikur nga vengjarja, pa u interesuar për gjendjen e dy të aksidentuarve.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe për kapjen e autorit i cili ka aksidentuar dy persona mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit