Eglein Laknori është një nga aktorët e humorit, të dashur për publikun.
Ai aktualisht është pjesë e spektaklit “Duplex”.
Mbrëmjen e sotme aktori ishte i ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", ku ka treguar momente pikante nga jeta e tij personale.
Egleini tha se në shtëpi i mban dyert e hapura, edhe pse jeton me nënën.
Më tej ai ka shtuar se nëna e tij, futet në dhomë në mëngjes me një palë dylbi, kur ai është duke fjetur me bashkëshorten.
Pjesë nga intervista
Eglein Laknori: Në mëngjes, se ne i kemi dyert e shtëpisë të hapura, nuk i kemi me çelës apo duhet të trokasim. Futemi dhe nuk e kemi problem. Në mëngjes kur fle unë me Anën, futet te dhoma me një palë dylbi.
Rudina Dembacaj: Ana çfarë thotë për këto veprime?
Eglein Laknori: Asgjë fare. Ne jemi një treshe shumë e lumtur në shtëpi.