Burri saj kërkohet nga policia, Suada Sherifi: Unë jam martuar

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 01.02.2019, 12:18

Për disa kohësh Suada Sherifi u bë epiqendra e mediave, për shkak të partnerit të saj Eldi Dizdari, pasi ky i fundit u përfshi në atentatin që ndodhi natën e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok.

Partneri i saj është në kërkim nga policia, por ish-misi shqiptar ka bërë një deklaratë me të cilën i ka habitur të gjithë.

Në promon e emisionit "Thumb" të publikuar së fundmi ish-misi ka thënë se në të vërtetë ajo është martuar, dhe këtë e ka bërë në fshehtësi të plotë.

Moderatoret e këtij emisioni e pyesin Suadën nëse ajo dhe partneri i saj kanë ndërmend të bëjnë një dasëm të madhe.

Ajo është përgjigjur kështu:

Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë po unë jam martuar, goca."

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Suada publikoi disa foto ku shfaqej në Paris, mos vallë është martuar aty?

Për përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet të presin ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit