Koha ka ngecur për ta, ja se si duket Shamikuqja dhe Iliazi pas 40 vitesh

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 28.01.2019, 17:15

Filmi “Shamikuqja” është një nga filmat pas të cilit, shqiptarët u fiksuan në vitet 1980. Ky film është një prodhim i kinematografisë turke dhe për herë të parë doli në vitin 1978.

Menjëherë pas transmetimit filmi korri një sukses të madh dhe dy aktorët që luanin rolin e Shamikuqes dhe Iliazit u bënë shumë të dashur.

Së fundmi aktori që ka luajtur Iliazin ka publikuar një foto se si duket pas 40 vitesh ai dhe kolegia e tij Turkan, e cila ishte Shamikuqja e famshme.

Turkan Soray në rolin e Asjas ose vajzës me shami të kuqe është 73 vjeçe, kurse Kadir Inanir që luajti Iliazin është 69 vjeç.

Siç dallohet edhe në foto, ata nuk e kanë humbur bukurinë e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit