Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2019, 08:32
Historitë e dashurisë padyshim janë nga më të çuditshmet, por kur vjen fjala tek ato shqiptare shpeshherë mbetesh pa fjalë.
Ndodh që në lidhjen midis dy personave ndërhyn ose familja ose një person i tretë, ka nga ata që i japin fund me të parëin informacion, por ka edhe nga ata që durojnë.
I tillë është rasti i një mesazhdërguesje, e cila nuk ka nguruar të ndajë shkruajë në redaksinë e JOQ Albania, historinë e saj dhe cili ka qenë "ilaçi" për triumfimin e dashurisë së saj dhe bekimin e lidhjes me një fëmijë më pas.

Për JOQ Albania mesazhdërguesja shkruan:
Pershendetje joq. Duke lexuar historine e asaj vajzes qe do fejohej me lajmesi dhe i fejuari kishte nje te dashur tjeter njekohesisht, mu kujtua historia ime.
Ne kohen kur e kam njohur une burrin tim, na kan hyre shume njerez ne mes per te na ndare. Si nga ana ime, qofte edhe nga ana e tij. Nje nder ta, ishte nje goc qe me shkruan “ prsh motra ime, si je? Doja te thoja dicka se te kam si motren time. Une jam e dashura e X dhe ne duhemi akoma. Po une kam nje problem, jam shume e semure dhe per nje muaj do vdes, prandaj te kerkoj, te lutem te me lesh ta takoj edhe njeher per her te fundit. Te kam si motren time”
Me then te drejten u habita edhe pse e dija qe e kish pasur te dashur kte gocen e shum te tjera. Me qetesine me te madhe i them “ ai sa te jet me mua, eshte i lire te shkoj ku te doje, ama nqs ai nuk do,me vjen keq por duhet te vdesesh pa e takuar.
Burri kur e lexoi qeshi dhe tha ska pike shanci te jet e vertete kjo ca thot ajo por edhe nqs eshte , ti per mua je dhe do jesh e vetmja . Sot jemi larg shqiperise dhe kemi nje goc te vogel 17 muajsh qe eshte bekimi i dashurise tone.
Nqs e mban dike te lidhur pas vetes me detyrim, nuk arrin asgje, ama nqs i jep liri dhe ai te kerkon vetem ty, do te thote se mes gjithe njerezve ai ka gjet te ty nje mbeshtetje dhe dashuri qe sdo ta gjej dot te askush tjeter. Duajeni dhe respektojeni dhe mos e tradhetoni njeri-tjetrin se vec nje jet kemi e njeriu per nje nder jeton."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR