I tha “halabak”, ky është drejtori i Hipotekës që Rama e shkarkoi live

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 23.01.2019, 14:17

Kryeministri Edi Rama shkarkoi para pak minutash drejtorin e Hipotekës së Durrësit Ardian Iljazaj. Kjo ndodhi pas denoncimit të publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Qytetari i cili kishte denoncuar edhe ngjarjen në emisionin investigativ, sorollatej në Hipotekën e Durrësit, ndërsa drejtori Ardian Iljazaj i kishte thënë t'ja zgjidhte problemin Rama, pasi i kishte shkruar në platformën e bashkëqeverisjes. Rama është shprehur në ERTV se Iljazaj është shkarkuar direkt pas publikimit të rastit, ndërsa e cilësoi atë "halabak".

Deklarata e Ramës:

U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit.”

Qytetari Albert Doda ishte sorollatur për 6 vite me radhë në zyrat e Hipotekës në Durrës, madje i ishte drejtuar edhe më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës.

Por edhe pas kësaj, drejtori i Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj, i kishte thënë sërish qytetarit se meqenëse problemin e zgjidhi tek Rama, të drejtohej sërish tek ai.

I ndodhur në këto kushte, kryeministri Rama e ka shkarkuar ditën e sotme live nga ERTV, duke i thënë edhe "halabak".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit