Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16.01.2019, 14:22
Olta Gixhari është një ndër aktoret më në zë shqiptare, e cila shpesh herë është bërë kryefjala e mediave rozë për shkak të deklaratave, që ka dhënë.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, pasi një deklaratë e saja në emisionin, "Provokacja" e ka vënë Oltën sërish në qendër të mediave rozë.
Gjatë kësaj interviste, Olta është pyetur nëse do të pranonte të luante një rol, ku do të shfaqej e gjitha lakuriq, ose nudo e thënë ndryshe.
Përgjigja e saj ishte kështu:
Kurrë në Shqipëri jo. Jo sepse duhen shumë rrethana që t’i të pranosh një gjë të tillë. Të dëgjosh aktorët përtej oqeanit intervistat që bëjnë dhe këto pyetje janë shumë qesharake dhe atje thonë patjetër që po. Dhe ne të shkretët themi patjetër që jo. Por nuk ia vlen, nuk ia vlen dhe ti më kupton shumë mirë dhe të gjithë më kuptojnë shumë mirë. Është e kotë të zgjatem. Në film e kam bërë aq sa është shumë normale."
Në fakt Olta i ka habitur të gjithë me këtë përgjigje, pasi duke e njohur natyrën e saj pa komplekse prisnim që të ishte më e "guximshme".
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR