JOQ Albania
Home

3 përdorime alternative të këtyre pecetave, çdo femër duhet t’i dijë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/09/2016 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

linesÇdo femër gjithmonë mban me vete një lines (pecetë higjienike kur femrave iu vijnë menstruacionet) në çantë, jo vetëm kur ka nevojë për një të tillë.

Ajo që duhet të dini është se një pecetë apo lines nuk është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të menstruacioneve por mund ta përdorni edhe për qëllime të tjera.

Një pjesë të vogël nga linesi mund ta përdorni shuamë mirë për të ndaluar gjakderdhjen. Ajo mund të jetë një zëvendësim i mirë i fashës dhe sigurisht shumë më higjenike. Gjithashtu një pjesë linesi mund të përshpejtojë procesin e shërimit të plagës.

Përdorini për të kontrolluar djersën. Vuani nga djersitja e tepërt? Vendosni 2 linesa në sqetulla, poshtë këmishës ose bluzës tuaj. Pas disa minutash mund t’i zëvendësoni me linesa të reja. Nëse jeni trup i vogël, prerja e një pecete të vetme në gjysmë mund të jetë e mjaftueshme për të prodhuar 2 të tilla.

Përdorini për të evituar rrjedhjen e gjirit. Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji dhe vuani nga ndotja e bluzave, ngjisni në anën e brendshme të bluzës gjysmë linesi dhe do të ndjeheni më komode, për një kohë të gjatë.