Sipas një plani të ri për ligjin mbi emigracionin, Gjermania pritet të integrojë emigrantët e aftë për punë, për t’u ardhur në ndihmë nevojave të kompanive të mëdha, të cilat vuajnë nga mungesa e punëtorëve.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, u shpreh se ky ligj i jep një perspektivë të re kompanive, si dhe forcon sistemin e sigurimeve shoqërore.
Ligji u votua pozitivisht nga 164 shtete pjesëmarrëse në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Marrakesh të Marokut.
Ndërkohë, sa i përket pagave, thuhet se për shitësit shkojnë deri në 1800 euro ndërsa shoferët e kamionëve dhe automekanikët paguhen rreth 14-15 euro në orë.
Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë. Pagat e tyre mund të shkojnë deri 1,800 euro.
Ndërsa industria farmaceutike siguron pagat më të larta, me të ardhura mesatare bruto prej rreth 70 mijë eurosh në vit. Vendin e dytë e zënë bankat ndërsa të tretin industria e automobilave ku punëtorët marrin rreth 65 mijë euro paga bruto çdo vit.
