Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2018, 12:16
Belinda Balluku u emërua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Damian Gjiknurit.
Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Ramën si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës.
Ajo njihet si një prej më të besuarave të Ramës, pasi ai i ka besuar disa poste të rëndësishme ku Balluku ka qenë drejtoreshë.
Drejtoreshë e AlbControl dhe e Aviacionit Civil, Ballukun dikur Rama e cilësonte si “Shtrigën kuq e zi të Aviacionit”.
Në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Rama e ka mbyllur fjalimin me një batutë për të.
Ai shprehej për të:
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur realizmin e kësaj ëndrre me vetëdijen e plotë që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse e garancia e të gjithë shqiptarëve që do duan të fluturojnë në shtëpinë kuq e zi të ajrit dhe mbi të gjitha një falënderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR