Telefonat celularë dhe paisjet dixhitale pjesë e jetës sonë të përditëshme janë shumë efikase, por shpesh cënojnë edhe sigurinë tonë.
Për këtë po ju sjellim një rast nga SHBA-të, ndodhur një vit më parë.
Një ngjarje e rëndë dhe misterioze në të njëjtën kohë është regjistruar një vit më parë, në New Hampshire, pasi Christine Sullivan humbi jetën, teksa ishte duke qëndruar në shtëpinë e shoqes së tij.
Dedektivët, të cilët u angazhuan në zbardhjen e ngjarjes, kërkuan prova në kopshtin e shtëpisë ku ndodhi krimi dhe papritur panë një çelës, i cili po i shëndriste para syve. Ndërsa gjatë kontrollit në kuzhinën e shtëpisë, ata gjetën një pajisje, Amazon Echo.
Amazon Echo konsiderohet si një nga folësit gjithnjë e më shumë të zgjuar që mund të kryejnë një sërë detyrash shtëpiake, nga kontrolli i motit, muzika, duke krijuar lista të pazarit dhe duke kërkuar receta.
Këto pajisje ndjekin komandat e folura të një përdoruesi, kështu që pothuajse gjithmonë dëgjojnë urdhra të freskëta.
Kjo ka të ngjarë të ketë qenë "bashkëpunëtore" në vrasjen me gjakftohtësi të Sullivanit dhe mund të jetë një provë e fortë për policinë në zbardhjen e ngjarjes.