Aktori e denoncoi për korrupsion, reagon pedagogia e Arteve: Është e drejta ime dhe jam krenare që…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2018, 10:45

Në media qarkulloi ditën e djeshme denoncimi i bërë nga aktori Tristan Halilaj, i cili nëpërmjet një postimi denonconte gruan e Alfred Trebickës.

Sipas Halilajt, Trebicka i kishte thënë në 2011-ën, që të bënte kurs me bashkëshorten e tij Violeta Trebickën, para se të zhvillohej konkursi tek Akademia e Arteve.

Ai ka rrëfyer se për kursin ka harxhuar 20.000 lekë, ndërsa më pas gruaja e aktorit i kishte thënë që ta mbante sekret.

Aktori ka shtuar më tej se para konkursit, kishte mësuar se edhe një vajzë tjetër kishte bërë kurs me Violeta Trebickën. Në fund, Halilaj shton se ai dhe kolegia, që kishin bërë kurs me gruan e aktorit të njohur, nuk e kaluan konkursin.

Postimi i plotë:

Në përkrahje të protestës së studentëve deshta të tregoj eksperiencën teme të vitit 2011 në Akademinë e Arteve të Tiranës. Klasën do e merrte Alfred Trebicka, profesor në akademi i cili me njihte pasi kishte punu në para-produksionin e filmit “Falja e Gjakut”. U takum disa kohë para konkursit, më shprehu lumturinë që doja të isha pjesë e Akademisë dhe më sugjeroi që të bëja një kurs përgatitjeje për materialet e konkursit të Violeta Trebicka, gruja e tij dhe po ashtu profesoreshë në Akademi. I mbajta 10 orë që kushtun 20.000 lekë. Violeta më tha që të mos tregoja që kisha mbajt kurs te ajo kur të shkoja në konkurs. Para konkursit një vajzë që konkurronte si unë më tregoi që edhe ajo kishte mbajt kurs te Violeta. As unë as ajo nuk fitum.Dhe imagjino sikur të kishe fitu. Mbas do kohe, mbasi të kalon entuziazmi me u ba aktor, je në orë të aktrimit t’u e ndigju profen e të kujtohet që ai me gru t’vet si të babzitun mezi kanë prit që ti të kalosh ka Akademia për me te ba nji prezantim hyrës pvr se si është të jesh student i aktrimit në këtë vend dhe se si shprehja: Eshtë shumë vështirë të jesh aktor në Shqipëri”, qëndron në klasë për momentin, e ulun në karrige të profes. #mestudentet #tristanhalilajmjeshterimadhe Tristan Halilaj".

Në lidhje me denoncimin e bërë nga aktori, Violeta Trebicka ka përgënjeshtruar gjithçka në një reagim për JOQ Albania.

Ajo shkruan:

Zoterinj te JOQ- se, Une qe po ju shkruaj jam Violeta Trebicka , petagoge ne UART. Jam informuar qe media juaj ka publikuar nje lajm per " korrupsion" te bere nga une dhe bashkeshorti im, Alfred Trebicka. Nuk e di, qe kur kurset private quhen korrupsion. Eshte e drejta ime( dhe jam krenare )qe cdo vite futen ne Universitetin e Arteve konkurente qe punojne me mua. Me kete dua te them qe kurset e mija jane per korkurente qe duan te futen ne shkolle, pra nuk ka asnje afere korruptive, jo me studente te shkolles...por kurset e mija nuk mund te garantoje cdo konkurente fitoren. Cdo nxenes qe aspiron te futet te UART ben pergatitje me Petagog, si ne pikture, myzike, apo aktrim e regji...”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit