Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.12.2018, 10:50
Studentët janë mbledhur masivisht ditët e fundit për të protestuar për të drejtat e tyre dhe duket se nuk do të ndalen.
Një nga pikat e 8 kërkesave që ata iu kanë drejtuar qeverisë është edhe Vettingu i pedagogëve.
Para disa ditësh u publikuan emrat e disa pedagogëve që japin leksion në fakultetet e ndryshme nga Universiteti i Tiranës dhe kjo si duket i ka dhënë zemër studentëve që t’i denoncojnë hapur.
Një student nga Elbasani ka shkruar për JOQ Albania, duke renditur 8 pedagogë të këtij universiteti që sipas tij kërkojnë ryshfet.
Studenti shkruajti për JOQ Albania:
Përshëndetje JOQ! Meqë janë publikuar shumë emra të pedagogëve që marrin ryshfete në këmbim të notës, do të doja të publikoja edhe unë listën time nga Fakulteti Ekonomik Elbasan, që ta marrin vesh se çfarë bëhet meqë jemi në një periudhë protestash."

EMRAT
1.Marsel Sulonjaku 150 euro
2.Elsa Gega 150 euro
3.Blendi Himci 150 euro
4.Manjola Tavanxhiu 130 euro
5.Albana Kacollja 130 euro
6.Suela Hajdari 170 mije leke
7.Aida Gace 200 mije leke
8.Orgest Zaka 200 mije leke.”
Orgest Zaka është njëri prej pedagogëve, emri i të cilit është në "listën e zezë". Ai ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë.
Zaka shkruan:
Pershendetje JOQ, une kam me shume se 5 vjet qe nuk jap mesim ne Universitetin e Elbasanit dhe personi qe pretendon kete gje te kujtohet mire me ke e ka bere provimin. Nese e ka bere me mua dhe e ka marre, do te thote qe e ka marre vete dhe te shkoje tja marre mbrapsh kujt ja ka dhene leket. Nese ka prova ti coje ne prokurori, Kjo perbaltje eshte e ulet.Une ne 10 vite pune cdo vit kam punuar me koeficient me shume se 4, lidhur me oret ne auditor.
Jam autor i 11 Teksteve dhe i dhjetra punimeve shkencore. etje....Do ju lutesha te Reflektonit, pasi si puna ime mund te jene shume, Sikunder qe nuk marr pergjegjesi te them se ne Universitete ska korupsion!"
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR