“T’i nënshtrohen Vettingut”, studentët e Politeknikut nxjerrin në mure emrat e pedagogëve

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.12.2018, 09:32

Ndërkohë që bëheshin gati për marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, studentët e Universitetit Politeknik kanë publikuar sot foto edhe emrat e pedagogëve,të cilët sipas tyre duhet t’i nënshtrohen Vettingut.

Fotot e printuara në të cilat shfaqen pedagogët, që u është vënë një kryq i kuq në fytyrë, janë ngjitur në kolonat e universitetit.

Ndër pedagogët e publikuar për Vetting janë, Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Për pedagogët e sipërpërmendur studentët kërkojnë Vetting, pasi sipas tyre, ata janë të korruptuar. Kjo është edhe një prej kërkesave që ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit në protestat që kanë nisur prej ditësh tashmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit