Mësuesja kapet duke kryer marrëdhënie me një nga nxënësit e saj në shkollë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.12.2018, 22:41

Një mësuese e gjuhës spanjolle, në një shkollë të mesme Alabama, është arrestuar pasi thuhet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës. Sipas raportimeve, takimet mes të dyve bëheshin brenda ambienteve të shkollës.

24-vjeçarja, Natasha Patronsky, u vetë-dorëzua në polici më 28 nëntor dhe u arrestua me akuzën e përfshirjes në një akt seksual me një nxënës nën moshën 19 vjeç.

Dokumenti i arrestit i paraqitur në këtë rast pohon se Patronsky kishte marrëdhënie seksuale me viktimën 18-vjeçare në kampusin e Sidney Lanier High School në orën 14.30 deri në orën 16.30 (me orën lokale) më 8 nëntor.

Policia nisi një hetim për mësuesen më 16 nëntor ndërsa ajo e dha dorëheqjen në shkollë katër ditë më vonë. Patronsky ishte në vitin e saj të parë të mësimit të shkollës së mesme, pasi ishte punësuar nga distrikti shkollor lokal në fillim të gushtit.

Nëse dënohet, mësuesja e spanjishtes rrezikon rreth 20 vite burg. JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit