Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 03.12.2018, 09:38

Ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar Luan Qerimi.

Luan Qerimi kishte disa vite që ishte shkëputur nga kinematografia, e megjithatë rolet e tij të luajtura gjatë jetës e bëjnë të paharrueshëm.

Aktori, tashmë i ndjerë, ka luajtur mbi 70 role gjatë karrierës së tij si aktor. Luan Qerimi lindi në Lushnjë, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor duke realizuar ëndrrën e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj.

Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon” dhe ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, si dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit