Tirana do të “mbytet” me ndërtesa të reja, Bashkia 7-fishon lejet e ndërtimit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.11.2018, 15:48

Është e pamundur që të udhëtosh njëherë nëpër Tiranë dhe të mos shohësh në rrugë kantiere ndërtimi që paralajmërojnë se po ngrihen ndërtesa të ndryshme apo pallate banimi.

Ndonëse u duk sikur për pak kohë ndërtimet e ulën vrullin, muajt e fundit Bashkia e Tiranës e ka "lëshuar dorën" duke vendosur të 7-fishojë lejet në kryeqytet.

Kështu krahasuar me një vit më parë në tre muaj janë miratuar plot 104 leje ndërtimi, ose 60% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa për periudhën 9 mujore janë miratuar 268 leje ndërtimi, ndërkohë që një vit më parë ishin vetëm 42 leje.

Edhe pse jemi para zgjedhjeve vendore dhe kryebashkiaku Veliaj siç është nënkuptuar nga deklaratat do të rikandidojë për Tiranën, me sa duket kryebashkiaku është i bindur se dhënia e lejeve të shumta nuk do të ndikojë negativisht në rizgjedhjen e tij.

Kështu rritja me afro shtatë herë e numrit të lejeve të ndërtimit dëshmon edhe njëherë rikthimin e vrullit të ndërtimeve në Tiranë.

Por sa i përket në rang vendi, sipas INSTAT lejet e ndërtimit janë dhënë më shumë për banesa dhe shtëpi jo më shumë se tre kate ndërsa 10% e ndërtimeve për pallate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit