Sheiku pushon të gjithë punonjësit nga puna, ja pse i falenderoi kur u tha të iknin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30.08.2016, 17:11

Screenshot_1-59 Një rast shumë interesant ka ndodhur në Dubai, ku sheiku Rashid.al ka pushuar nga puna disa nga punonjës si dhe 9 zyrtarë të lartë të qeverisë.

Kjo gjë e cila ra si bombë për punonjësit, erdhi pas një vizite që sheiku bëri pa lajmëruar në administratë. Kur hyri në zyrat e administratës, sheiku pa që një numër i madh punëtorësh nuk ndodheshin në zyra dhe menjëherë ka lajmëruar pushimin e menjëhershëm nga puna të të gjithëve.

Por ajo çka i habiti punonjësit ishte se pasi sheiku pushoi nga puna, nuk nguroi t'i falenderonte për punën e mirë që ata kishin bërë deri tani, por justifikonte largimin e tyre nga puna me nevojën e administratës për punonjës të rinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit