Altin Mulla, 39 vjeç është shqiptari i vrarë tre ditë më parë policia greke në kufirin e gjelbër.
39-vjeçari nga fshati Fushë Vërri i Delvinës u qëllua për vdekje sipas policisë greke, pasi iu bë thirrje për t'u dorëzuar së bashku me drogën që kishte me vete.
Ngjarja ndodhi në fshatin Visani të Pogonit në Janinë, ndërsa viktima u tha se ishte fajtor për vdekjen e tij.
Mulla kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit por pavarësisht dënimit të përjetuar prej 16.8 vitesh heqje lirie për shkak të një vrasje, ai ka nisur të trafikojë.
Vëllai i një ish-oficeri të policisë, i cili po ashtu ndodhet në burg, humbi jetën rreth orës 18:30 të së enjtes.
Ndërkohë të afërm të tij kanë shkuar dhe kanë identifikuar trupin në morgun e Janinës, ndërsa edhe pse trupi i tij nuk ka mbërritur ende, nëna hapi dyert e mortit ditën e premte.
Mërzi Mulla u kërkoi të afërmve të mos qanin për djalin e saj të vdekur.
Gruaja 76-vjeçare ka thënë:
Sipas GSH.al nëna e viktimës e mori lajmin për humbjen e të birit një ditë pas vrasjes së tij, kur në shtëpi i shkuan kryeplaku i fshatit, administratori i Njësisë Administrative Vergo, inspektori i zonës dhe një bashkëfshatar nga lagja.
E moshuara ka shtangur nga lajmi i kobshëm dhe nuk ka folur fare. Ajo ka hapur dyert e mortit, ndërsa banorë të zonës, por edhe miq e kushërinj të familjes Mulla kanë shkuar për ngushëllim.
Merzia, nëna 76-vjeçare e Altinit dhe dy djemve të tjerë, që është e vetme në shtëpi iu ka thënë atyre që të mos derdhnin lot për djalin e saj. Mbrëmjen e së premtes mbërritën në shtëpi edhe dy djemtë e tjerë të familjes Mulla, njëri që banon në Kaparjel dhe tjetri në Tiranë.