
Femrat janë pak kërkuese ndaj djemve, përkëdhelen dhe duan gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjen. Ato duan që mashkulli që kanë në krah t'i ketë sytë vetëm tek ato, të jetë i bukur, të ketë trup në formë, pse jo të ketë edhe një llogari bankare me shumë të larta.
Pavarësisht të gjithave këtyre kërkesave, ajo që dominon dhe që është më kryesorja për to është diçka tjetër, bëhet fjalë për besueshmërinë.
Besueshmërinë ato e shikojnë tek siguria dhe mbështetja që ndjejnë kur janë në krahët e tyre. Mund të jenë detaje të parëndësishme për ju meshkuj, por femrat janë primare. Vajzat adhurojnë kur ecin me partnerin e tyre dhe ai nuk i lejon ato të ecin nga ana e makinave sepse nuk duan t’i rrezikojnë. Kur hyjnë në një derë, duan që partneri i tyre t’i lejojë të futen të parat për t’u ndjerë më të vlerësuara prej tij dhe në një farë mënyre të mbrojtura. Besimi lidhet edhe me krijimin e familjes, duan të kenë një jetë të sigurt brenda mureve të shtëpisë së tyre dhe të kenë besim tek mashkulli i tyre se janë gati të zgjerojnë familjen. Ato kërkojnë besueshmëri tek partnerët kur vjen fjala tek profesioni dhe karriera e tyre, por edhe në raportin e tyre të dashurisë, ato nuk duan të ndjehen të rrezikuara se partneri i tyre mund t’i tradhtoj. Kjo është kërkesa kryesore e tyre që në fakt ka pas shumë të tjera, por këto janë femrat dhe meshkujt e pranojnë që pa to s'ka jetë. The Independent .