Flamuri kuqezi i pikturuar në qytetin gjerman, shqiptari befasohet nga ajo që vëren mbi të

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21.11.2018, 13:56

Arti i rrugës është një fenomen i kudogjendshëm, ku artistë të ndryshëm promovojnë artin e tyre dhe nëse kalimtarëve u pëlqen lënë ndonjë qindarkë.

Mirëpo në Gjermani një i ri shqiptar është befasuar jo pak nga ajo që ka parë në qendër të Kölnit.

Një artist ka pikturuar në shesh flamunjtë e disa shteteve, mes tyre edhe të Shqipërisë, me pyetjen “Flamuri im?” dhe shtetasit e kombësive të ndryshme hedhin monedha tek flamuri i shtetit përkatës.

Qytetari shkruan për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Këtë foto e bëra në qendër të Kölnit në Gjermani tek sheshi i katedrales dhe sheshi është plot turistë nga gjitha bota. Ky piktori ashtu si dikur Edi bën piktura nëpër rrugë për të fituar diçka dhe kësaj here gjeti këtë mënyrë. Më bëri përshtypje diçka pos gjithë asaj që jemi popull që e shajmë veten, shajmë, njëri-tjetrin, shqiptarët hedhin disa centa kur munden pra janë zemër bardhë edhe pse ndoshta nuk kanë shumë. Kurse këto tjerët 1 cent nuk ia japin kujt. Tek Shqipëria siç mund ta shihni ka më shumë centë se në cilindo flamur tjetër.”

JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit