Pjesë e grupit “Bajri”, 21-vjeçari ekstradohet nga Hollanda në Shqipëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.11.2018, 14:19

Një i ri i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit "Bajri" është ekstraduar ditën e sotme nga Hollanda drejt Shqipërisë.

21-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën se është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Samet Halluni nga qyteti i Shkodrës është ndaluar që në shtator të këtij viti nga policia holandeze ndërsa së fundmi është marrë edhe vendimi për ekstradimin e tij.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Foto ilustruese

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit