E dinte veten për vampire, 22-vjeçarja e fiksuar pas filmave plagos keq të dashurin

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.11.2018, 22:36

Një 22-vjeçare është burgosur pasi duke pretenduar se ishte vapmire ka goditur të dashurin e saj me thikë në gjoks.

E frymëzuar nga seriali, “The Vampire Diaries”,rusja, Ekaterina Tirskaya, besonte se ajo ishte Elena Gilbert, personazhi kryesor, ndërsa i dashuri që ajo goditi, sipas saj ishte një njeri-ujk.

Gjithsesi, vlerësimet psikologjike përpara gjyqit të saj në Novosibirsk dolën në përfundimin se Ekaterina ishte e shëndetshme.

Ajo dhe i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, flinin për herë të parë bashkë pas takimit në mediat sociale.

Në mëngjes ajo papritmas 'ndryshoi' sjellje, duke i thënë se ajo ishte një vampire që quhej Helena Gilbert( e luajtur nga aktorja Nina Dobrev) dhe kishte si mision që të vriste njerëz-ujq.

Ai iu përgjigj se nuk besonte në mbinatyroren dhe i kërkoi asaj të shkonte në shtëpi. Por, ajo kapi një thikë nga kuzhina dhe papritmas e sulmoi kur po dilte nga dushi.

I dashuri i saj mbeti i plagosur rëndë, por i mbijetoi sulmit.

Ekaterina u dënua me dy vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtore për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore. Ajo gjithashtu u urdhërua të paguante £ 3,900 për 'dëmet morale' ndaj të dashurit të saj. JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit