E pabesueshme por e vërtetë. Një gjimnaste 16-vjeçare nga Britania e Madhe vari veten në shtëpinë e saj pas njohjes me një djalë. Vajza e kishte njohur djalin në chat pak kohë më parë. Djali ishte nga Azia, dhe vajza në formë shakaje kishte montuar një foto të saj duke e nxjerre veten me lekurë më të erret dhe duke shtuar një shall për të mbuluar fytyrën. Foton vajza e shpërndau më pas në një chat privat ne Instagram, duke u thënë miqve të saj me shaka se kjo ishte e vetmja mënyrë që familja e djalit ta pranonte. Por më pas njëri nga miqte e saj e shperndau foton edhe tek të tjeret, duke e bërë virale. Vajza u bë keq pasi kishte frikë se tashmë njerëzit do ta quanin atë një raciste. Kjo ndikoi aq shumë në psikozën e saj saqë duke mos e përballuar idenë, ajo vari veten. E veçanta në gjithë këtë histori është se vajza nuk e kishte takuar kurrë personalisht djalin. Ata kishin folur vetem online.