Ky është fshati shqiptar, ndër 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2019

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2018, 07:46

Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.

Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.

Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.

Daily Mail shkruan:

I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta. Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s".

Këto janë fshatrat e tjerë, destinacionet e preferuara gjatë vitit të ardhshëm.

Wadi Rum, Jordani

Samarkand, Uzbekistan

Bacalar, Meksikë

Ouarzazate, Marok

Palomino, Kolumbi

Mestia, Gjeorgji

Kigali, Rwanda

Leeuwarden, Holandë

Ksamili, Shqipëri

Nusa Penida, Indonezi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit