E rëndë në Patos/ Mbytet në pus fëmija 4 vjeç

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.10.2018, 10:46

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ruzhdije në Patos.

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pusin pranë shtëpisë dhe është mbytur.

I mituri me inicialet R.K ra në pusin 10 metra të thellë që ndodhej 100 m larg banesës.

Vogëlushi ka qenë duke ruajtur pulat me gjyshen.

Ai i ka shpëtuar nga duart dhe është drejtuar drejt pusit, tek i cili familja furnizohej me ujë.

Ishin forcat zjarrfikëse ato që nxorën trupin e pajetë të 4-vjeçarit nga pusi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit