“Peshkaqeni” çau rrjetën, kjo është “cironka” që u kap duke kërkuar Balilin në Sarandë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2018, 10:50

Ditën e djeshme forcat RENEA dhe FNSH organizuan një operacion në disa rrethe të vendit dhe u përqendruan kryesisht në Sarandë “strehën” e fshehjes së Escobarit të Ballkanit, Klement Balilit.

Ai i shpëtoi arrestimit, ndërsa “në rrjetë” ka përfunduar një tjetër person i kërkuar.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Abedin Kuci, i cili u arrestua dje në mbrëmje në fshatin Stjar të Sarandës.

Kuçi ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.

49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohet sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.

Mësohet se në pranga është vënë edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit