Ditën e sotme JOQ.al raportoi për vonesë të fluturimit të avionit të kompanisë "Blue Panorama" në linjën Tiranë-Bergamo.
Të shumtë ishin udhëtarët që u detyruan fillimisht të prisnin në brendësi të avionit, në temperatura të larta, e më pas iu kërkua që të zbrisnin e të prisnin një orë brenda aeroportit.
Për këtë situatë kaotike, e cila nuk është hera e parë që ndodh me avionët e "Blue Panorama", reagoi edhe gazetari investigativ italian i "Le Iene", Luigi Pelazza.
Gjithashtu, JOQ.al kontaktoi me zyrën e shtypit të kompanisë për të pasur një reagim zyrtar në lidhje me këto vonesa.
Zëdhënësja e zyrës së shtypit bëri me dije se kompania kishte çdo gjë në rregull dhe gati për këtë fluturim, ndërsa sipas saj, problemi ishte i aeroportit të Tiranës.
Në reagim thuhet:
Nëse kjo është e vërteta apo jo, ne nuk jemi askush për të vendosur dhe për të gjykuar, por ajo që kemi kuptuar prej shumë kohësh, është që qytetarët po paguajnë bileta me çmime stratosferike për të fluturuar në aeroportin me taksat më të larta në rajon dhe po marrim shërbime skandaloze.