Vijojnë sorollatjet e kompanisë "Blue Panorama" me udhëtarët e gjorë shqiptarë. Ditën e sotme, të gjithë ata që kishin zgjedhur të fluturonin nga Tirana për në Bergamo të Italisë, u është dashur jo vetëm të presin në diell brenda avionit, por edhe të torturohen për orë të tëra.
Kjo është hera e disajtë që kjo linjë krijon probleme me fluturimet, ndaj udhëtarët shqiptarë, ditën e sotme, duke përfitur nga momenti që kanë gjetur një prej gazetarëve italianë investigativë, i kanë kërkuar atij një reagim.
Ka qenë gazetari investigativ Luigi Pelazza i "Le Iene", ai që ka folur në një video-mesazh për vonesat e "Blue Panorama".
Ndër të tjera, Pelazza shprehet se është e çuditshme si nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet aeroportuale për këtë situatë.
Ai bashkohet me hallexhnjtë shqiptarë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, është të ngrejë me të madhe këtë problem.