Një çift turistësh të huaj kanë postuar në internet disa foto fantastike nga Shqipëria për t’ju treguar miqve të tyre se përse e zgjodhën këtë vend.
“Kur i treguam miqve tanë dhe familjes, se ne ishim duke shkuar në Shqipëri për pushimet tona verore, ata të gjithë bënë të njëjtën pyetje: “Pse Shqipëria?”. Pasi të shihni këto fotografi dhe të njihni njerëzit në Shqipëri, nuk do të bëni më pyetje”, kanë qenë këto fjalët e tyre.
Ata vendosën të vijnë në Shqipëri, pasi panë disa foto të vajzës së tyre Eden, një blogere mode. “E mrekullueshme, e pastër dhe e mbushur me shpirt: Kjo është Shqipëria”, shkruajnë ata, që kanë mbetur të mahnitur nga Himara, Llogaraja, Saranda dhe Gjirokastra.
Këto foto janë postuar kohë më parë, por vlejnë edhe sot për t’i treguar botës se Shqipëria është një perlë e vërtetë.