Lojtari i kombëtares humbet babanë, vendos të qëndrojë pranë familjes

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.10.2018, 17:14

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji humbi babain e tij këtë të diel pasi ishte diagnostikuar me kancer.

Pak ditë më pas futbollisti doli në një intervistë për median zviceriane "Blick.ch" ku deklaroi se tashmë do t'i dedikohet më shumë familjes, ndërsa ka marrë vendimin për të luajtur vetëm në Zvicër.

Mbrojtësi u shpreh:

Fillimisht u mërzita kur mbeta pa kontratë, por çdo gjë në jetë e ka një kuptim. Kjo më dha mundësi që të qëndroj më pranë familjes, veçanërisht babit i cili ishte shumë i sëmurë.”

Futbollisti aktualisht aktivizohet tek FC Baden pasi më parë kishte mbetur pa kontratë, ndërsa synon një kontratë me ndonjë klub në Super League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit