Vijon procesi gjyqësor ndaj dy shqiptarëve të moshave 21 dhe 23 vjeç, të cilët jetojnë në Greqi dhe dyshohet se kanë detyruar një shtetase angleze të kryejë marrëdhënie treshe me ta.
Sipas mediave vendase, anglezja 26-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, punonte prej pak kohësh në një dyqan, ku shiste produkte të kujdesit shëndetësor. Ajo ishte lidhur me 21-vjeçarin shqiptar, me të cilin ishte njohur në punë dhe kishin një marrëdhënie të këndshme.
Herë pas here, shqiptari shkonte të punonte edhe në një dyqan tjetër, ku kishte një shok të moshës 23-vjeçare. Më 30 korrik 2018, sipas dëshmisë së vajzës, shqiptari i ka kërkuar saj të darkojnë me mikun e tij dhe pas darkës, e kanë hipur atë në makinë dhe e kanë çuar në një shtëpi ku ajo nuk kishte qenë më parë.
Siç tregon shtetasja greke, i dashuri ka nisur ta puthë teksa kanë qenë në shtëpinë e panjohur, kur papritur, në dhomën e tyre është shfaqur shqiptari tjetër, i veshur vetëm me të brendshme.
21 vjeçari i ka kërkuar asaj të kryejnë marrëdhënie seksuale treshe, por edhe pse vajza nuk ka pranuar, ai e ka detyruar të bëjë disa veprime me zor dhe ka përfunduar duke u përdhunuar nga dy të rinjtë shqiptarë, pa përdorur masa mbrojtëse.
Më pas, 21-vjeçari e çoi vajzën në banesën ku ajo banonte me disa të afërm. Gjatë rrugës, 26 vjeçarja i është ankuar për atë që i ndodhi, ndërsa sipas shqiptarit, ajo meritonte gjithçka, pasi ai kishte mësuar se ajo e kishte tradhtuar, gjë që sipas britanikes, nuk është e vërtetë.
Në shtëpi vajza foli me tezen, e cila e bindi të bënte kallëzim në polici.
Pas shoqërimit nga efektivët e policisë, dy shqiptarët kanë thënë se gjithçka është kryer në mirëkuptim të plotë. Madje, shtuan se ata i kërkuan vajzës të ndalonte, por ajo kërkoi të vijonin marrëdhënien.
Ndërkaq, dy shqiptarët, të cilët do të mbrohen nga avokati Akis Dimitriadis, janë liruar nga gjykata me kusht: ndalohet të largohen nga Greqia dhe duhet të paraqitjen dy herë në muaj në stacionin e policisë në vendin e tyre të banimit.

Foto ilustruese