Harrojeni Versacen/Pasi e bleu, Michael Kors do t’i ndryshojë edhe emrin kompanisë gjigante

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2018, 12:55

Michael Kors është vetëm një hap larg blerjes zyrtare prej 2.1 miliardë dollarësh, të shtëpisë së modës së themeluar nga Gianni Versace.

Kjo blerje e shtrenjtë do t'i mundësojë Kors shtrirjen në tregun europian të produkteve të shtrenjta.

Pasi të mbyllet marrëveshja, Kors do t'i ndryshojë emrin Versace-s në "Capri Holdings", i frymëzuar nga ishulli i bukur dhe luksoz italian.

Ky do të jetë emri që do të paraprijë brendin e ri të Michael Kors.

Kors ka në plan të rrisë të ardhurat nga Versace, të zgjerojë nga 200 në 300 rrjetin e dyqaneve të shitjeve me pakicë si dhe të shtojë llojin e aksesorëve që do të nxjerrë në shitje.

Kujtojmë se vitin e shkuar Kors bëri një tjetër blerje të leverdisshme, duke bërë pjesë të tij brandin Jimmy Choo për 1.2 miliardë dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit